Persona të moshave të ndryshme janë paraqitur në qendrën shëndetësore të fshatit Gjoricë në Bulqizë, me shenja helmimi.

Mësohet se personat e paraqitur janë të moshave të ndryshme por me simptoma të njëjta si të vjella e diarre.

Janë të paktën 50 persona nga familje të ndryshme që janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetsore Gjoricë.

Dyshimet paraprake janë se helmimi ka ardhur si pasojë e kontaminimit të ujit të pijshëm i rrjetit të ujësjellësit që furnizon gjithë Gjoricën.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë sjellë ndotjen e ujit ndërsa mësohet se Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Bulqizë kanë marrë mostrat e ujit për t’ju bërë analizat, ku ka rezultuar se uji është i ndotur.

Ndërkohë, banorëve u është kërkuar që të mos konsumojnë për momentin ujë nga rrjeti i ujësjellësit, derisa situata të zgjidhet.