Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Vlorë. Mësohet se në lagjen “Pavarësia”, është rrëzuar aksidentalisht një 93-vjeçar. Ky i fundit si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:35, në lagjen “Pavarsia 3”, dyshohet se është rrëzuar nga kati i dytë i banesës së tij, shtetasi E. F., 93 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.