Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë, të cilët dyshohet se janë përgjegjës të vrasjes se një shtetasi rumun, ngjarje kjo e ndodhur disa ditë më  parë.

Sipas mediave italiane, pas përplasjes dhe lëndimeve fizike, rumuni ndërroi jetë në spital.

Nuk bëhen me dije detajet dhe emrat e shqiptarëve të arrestuar, por nga ana tjetër autoritetet kanë nisur hetimet duke rindërtuar të gjithë skemën se si ka ndodhur veprimi dhe përplasja mes tyre.