Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj ndaj Dibran Hoxhajt, pasi dyshohet se është autor i vrasjes së të riut nga Kukësi, Visart Cengu dhe plagosjen e shokut të tij.

Sipas gjykatës Hoxhaj, i njohur ndryshe si “Kobra”, u la në paraburgim, “për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: vrasje e rëndë, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe manipulimi me prova parashikuar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.