Edmond Crroj, dyshohet se ka qenë objektivi i atentatit të djeshëm në një lokal në zonën e Don Boskos, ku humbi jetën një 35-vjeçar dhe mbetën të plagosur 4 të tjerë.
41 vjeçari ishte një person me precedentë penale në fushën e narkotikëve në Itali.
Ndërkohë hetuesit kanë ngritur dyshimet se atentatorët kanë pritur momentin kur objektivi dhe dy nipërit të takoheshin së bashku dhe ndaj tyre të hapej zjarr. Si pistë kryesore po hetohet ajo e përplasjes për çështje droge.
Për të identifikuar atentatorët, janë sekuestruar një sërë kamerash sigurie. Ato kanë fiksuar momentin kur mjeti tip “Mercedes Benz e class” i autorëve vjen nga rruga kryesore dhe sapo kthehet përballë lokalit, një nga 3 personat që ndodhej brenda hap zjarr në drejtim të tavolinës ku ishte ulur Crroj, dy nipërit dhe një miku i tyre.





