KORCE, 20 maj 2013- Policia e Korçës ka arrestuar, një 34-vjeçar që dyshohet se vuan me sëmundje mendore, i cili ka goditur dhe ka mbajtur peng një 25- vjeçar pasi dyshonte se i ngacmonte gruan.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bezmisht të Korçës ku K. K.M, ka goditur I. Ç e më pas e ka mbajtur të mbyllur në garazhin e tij për pak kohë.

"Konflikti ka ndodhur pasi shtetasi K.M dyshon se shtetasi I.Ç i ngacmon gruan e tij. Veprat penale "Plagosja e lehte me dashje"dhe "Heqja e pa drejte e lirise"", thuhet në njoftimin e policisë.