Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e djeshme.
Bëhet me dije se një person ka tentuar t’i japë fund jetës, pasi dyshonte se ishte me Covid-19.
Mësohet se shtetasi R. Sh., 57-vjeçar ka tentuar të vrasë veten, duke prerë damarët, pasi dyshonte se ishte prekur nga koronavirusi.
Fatmirësisht 57-vjeçari ka shpëtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.





