Ai pinte shumë birra dhe nga kjo dyshonte se kishte vënë bark. Por kur shkoi te mjeku, u diagnostikua me një masë gjigande tumori.

63-vjeçari Kevin Daly nisi të kishte dyshime për barkun e tij të madh pasi ra shumë në peshë, por barku nuk iku.

Në dhjetor, 63-vjeçari nga Hoboken, New Jersey, bindi mjekun e tij që t’i bënte një skaner dhe zbuloi një tumor prej më shumë se 13 kilogramësh, që kishte zënë pjesën më të madhe të barkut.

Tumori u identifikua si kancer i quajtur liposarkoma dhe me gjasa kishte 10-15 vjet që rritej, por fatmirësisht nuk ishte përhapur në pjesë të tjera të trupit.

Ndonëse kishte qenë perdorues i birrës, për vite me radhë 63-vjeçari dhe të tjerët kishin besuar se barku i ishte krijuar nga kjo pije.

Por pasi humbi peshë në mënyrë dramatike, nga një operacion në zemër në 2015-n, ai nuk ia doli të humbe asnjë kilogramë te barku. Kjo bëri që ai së bashku me gruan të ngrinin pyetjen se çfarë mund të ishte.

Mjekëve iu deshën 6 orë për të hequr masën, që i kishte deformuar disa prej organeve 63-vjeçarit. Ai humbi edhe një prej veshkave, për shkak se tumori ishte mbështjellë rreth saj.