25 shkurt 2015 –  Nuk kishte shenja lumturie në fy tyrën e Alesio Çerçit, kur në minutat e fundit, teksa ndeshja kundër Çezenës ishte pothuajse e mbyllur, Filipo Inzagi vendosi që ta hidhte në fushë.

Lojtari nuk e priti mirë qëndrimin në stol dhe zhgënjimi i tij ishte i kuptueshëm, por për ta konfirmuar pakënaqësinë e Çerçit në publik ka menduar e fejuara e tij, Federika Rikardi, e cila gjatë një interviste për mediat italiane u shpreh:”Nuk ka kuptim që Inzagi ta aktivizojë në minutat e fundit.Alesio është në formë. Çfarë kuptimi ka që të luajë vetëm në minutat e fundit të ndeshjes?”, u shfry Rikardi. E fejuarit e sulmuesit italian kuptohet qartë se problemin e ka me trajnerin e Milanit dhe, pas bashkëshortes së Xhampaolo Pacinit, bëhet “zonja” e dytë te Milani që sulmon trajnerin.

Por, 24 orë pas deklaratës së saj në mediat italiane, Federika Rikardi ka reaguar sërish, kësaj radhe për të zbutur tonet:

“Fjalët e mia u keqinterpretuan. Ato u thanë në një emision ku konteksti është humori dhe nuk kishin si qëllim të sulmonin dikë. Gjithsesi, si çdo njeri, edhe mua do të më kishte pëlqyer që bashkëshorti im të luante më shumë minuta, por kjo nuk do të thotë se kërkova të bëja polemika. Siç deklarova dhe gjatë emisionit, e rëndësishme është që Milani mori tri pikë dhe u rikthye te fitorja”, tha ajo. Rikardi nuk ndodhet për të parën herë në një situatë të tillë, pasi edhe para se lojtari të transferohej tek Atletiko Madrid, thumboi në “Twitter” duke thënë: “Lamtumirë Itali! Tani po shkojmë aty ku futbolli është i rëndësishëm”.