Para disa ditësh Endri Prifti akuzoi ish-bashkëshorten e tij se i kishte grabitur shtëpinë.

Por më pas ai i tërhoqi akuzat duke u shprehur se ajo “ishte nëna e djalit të tij”.

E ftuar në emisionin “Jeto me Orën”, artistja e mirënjohur e qeramikës, Anjeza Kolevica, foli edhe për divorcin dhe situatën me ish-bashkëshortin Endri Prifti. Ajo theksoi se ndihet keq për situatën për djalin e saj.

Lajmet ndodhin rëndom. Unë u ndjeva keq për djalin nga kjo histori. Kam mbështetje nga familja fatmirësisht. Ajo është histori që i përket së shkuarës. Djalin tim e rris vetëm unë dhe prindërit e mi”, pohoi ajo.