Një 20-vjeçare nga Papua Guinenë e Re është torturuar dhe më pas djegur në një pellg me benzinë pasi u akuzua nga turma se kishte shkaktuar vdekjen e një fëmije 6-vjeçar duke përdorur praktika të magjisë.

Kepari Leniata u mor me forcë nga banesa e saj nga një turmë burrash dhe në sy të të afërmve u hodh në mes të rrugës duke e torturuar me hekur të nxehtë e sende të tjera të forta, dhe më pas u spërkat me benzinë e më pas iu vu flaka. 

6-vjeçari ishte shtruar në spital me dhimbje të forta stomaku. Ai ndërroi jetë pasditen e së martës, ndërkohë që paraditen e së mërkurës, banorët vendosën "drejtësi".