Nijaz Lena zgjodhi të largohej nga Teuta para disa ditësh, edhe pse u afrua në klub vetëm disa muaj më parë. Mesfushori ka luajtur tashmë në dy ekipe për këtë sezon, pasi luajti në kualifikueset e Ligës së Kampionëve më Kukësin dhe nuk mund të luaj me një ekip të…
Nijaz Lena zgjodhi të largohej nga Teuta para disa ditësh, edhe pse u afrua në klub vetëm disa muaj më parë. Mesfushori ka luajtur tashmë në dy ekipe për këtë sezon, pasi luajti në kualifikueset e Ligës së Kampionëve më Kukësin dhe nuk mund të luaj me një ekip të tretë deri në fund të sezonit.
Por duket se ish-kapiteni i Teutës e ka gjetur zgjidhjen, pasi ai mund të luaj në ato kampionate të cilat fillojnë në shkurt ose mars. Një nga këto kampionate është ai i Suedisë, ku raportohet se dy ekipe në këtë vend janë të interesuara për Lenën.
Goteborg dhe Gais janë dy skuadrat që kanë kontaktuar futbollistin dhe bëhet fjalë për dy ekipe me emër në futbollin suedez.Pas prishjes së marrëveshjes me Teutën ishin të shumta e kampionatit shqiptar që kërkuan shërbimet e mesfushorit, por vazhdimësia e tij në Superiore rrezikohej nga rregullorja.
Në Shqipëri e vetmja mundësi për të është rikthimi te ekipi i Kukësit, por tashmë verilindorët kanë një trajner të ri dhe nuk dihet nëse ai është i interesuar apo jo për Lenën.





