E ardhmja e Lionel Mesi duket totalisht e paqartë. Pas skadimit të kontratës me Barcelonën me datën 1 korrik, shumë zëra janë përhapur për një rinovim të tij me katalanasit, por “pleshti” aktualisht është i përqendruar me Argjentinën në “Copa America”.

“BBC” shkroi për një interesim të PSG-së për Mesin, madje zërat shkuan më tej duke u përfolur për një kontratë të ofruar nga ana e parisienëve për sulmuesin argjentinas.

Momentalisht janë 3 opsionet e Mesit, të qëndrojë te Barcelona apo të transferohet tek PSG-ja ose tek Mançester Siti, pasi këto dy të fundit janë të vetmet ekipe që mund të përmbushin nevojat ekonomike të 34-vjeçarit.

Nuk ka ende detaje se cila është kontrata që PSG-ja i ka ofruar Mesit, por flitet për shifra stratosferike.