Renato Arapi është i lumtur për mënyrën se si skuadra iu përgjigj në fazën e katërt, ku Teuta nuk pësoi asnjë humbje. “Jemi të kënaqur për pjesën përmbyllëse të kampionatit.

Normalisht më vjen keq për ato lëvizje që ndodhën në momentin kur unë mora drejtimin e Teutës dhe ekipi filloi të reagonte.

Pati goxha probleme më pas, sidomos nga ana psikologjike ekipi. Kjo është një pjesë mjaft e rëndësishme, pasi kur humb besimi, kërkon shumë kohë që të rikthehet.

Me punën që kemi bërë në fazën e katërt, jam i kënaqur, pasi është një fazë e plotë pa humbje dhe kjo na bën të ndihemi mirë. Do të kem një takim me presidentin dhe do të vendosim për gjithçka”, ka thënë trajneri i Teutës teksa pret të vazhdojë në krye të ekipit.