Torino mundi Milanin, mbrëmjen e djeshme dhe shkaktoi një “tërmet” në kampin kuqezi. Vendi i 11-të me 6 pikë dhe vetëm dy fitore në pesë javë të kampionatin, e kanë vënë Xhampaolon me “shpatulla në mur”.Kështu që në Itali mediat kanë nisur aludimet dhe bëjnë me dije se nëse Milani humbet me Fiorentinën në shtëpi, atëherë shkarkimi Xhampaolos do të jetë shumë i mundshëm.
“Corriere Dello Sport”, raporton se nëse tekniku aktual i Milanit do të shkarkohet, janë tri alternativat për të zëvendësuar.Bëhet fjalë për Klaudio Ranierin, Luçiano Spaletin dhe Gatuzon. Dy të parët nuk përbëjnë asnjë surprizë, në kundërshtim me Gatuzon, që një rikthim në Milano do të ishte thuajse i pabesueshëm për tifozët.Maldini para ndeshjes me Torinon, deklaroi se Xhampaolo ka besimin e plotë, por nuk dihet se çfarë mendimi ka legjenda e kuqezinjve pas kësaj humbje.





