Shtyhet sërish gjyqi ndaj ish-gjyqtares Enkelejda Hoxha e arrestuar për korrupsion pasi akuzohet se ka liruar nga qelia të dënuarit përjetë.
Mësohet se shkak i kësaj shtyrje është bërë mungesa e gjyqtarit Erion Çela.
Seanca e radhës gjyqësore është caktuar më 14 shkurt të këtij viti.
Kujtojmë se Enkelejda Hoxha u arrestua pas një hetimi të SPAK pasi dyshohet se ka abuzuar me detyrën duke mundësuar lirimin nga burgu të shumë emrave të njohur të botës së krimit.
Hoxha u vu në pranga paraditen e 11 shkurtit bashkë me 9 persona të tjerë, në kuadër të një operacioni të mirëorganizuar nga SPAK, pasi ishte vënë në përgjim prej muajsh.