Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka sulmuar kryetarin e PD Lulzim Basha, ndërsa ironikisht përcjell një video të estradës së Shkodrës, duke përfolur raportin e Bashës me kunatin e tij.
Në një postim në rrjetet sociale, Blushi ndan një pjesë nga Estrada e Shkodrës, për ”kunatin e shokut Xhemal”.
Me këtë perlë të Estradës së Shkodrës, “Kunatin e shokut Xhemal”, që edhe sot i shkrin gazit të gjithë shqiptarët, e përshëndesim gazin e tranzicionit “Mbretin e Memeve”, që të bën të qeshësh pa hap gojën, lere më kur flet”, shkruan Blushi në postimin e tij.





