Është zbardhur dëshmia e 40-vjeçares, Marsela Pushani e cila një ditë më parë vrau me thikë motrën e saj, Amanda Pushani te rruga e Kavajës.
“Veprova në kushtet e vetëmbrojtjes, na kërcënoi se do na vriste. Motra prej 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe me probleme. Debatuam që të linte alkoolin. Më kërcënoi mua dhe mamanë”-mësohet të ketë thënë autorja pas arrestimit.
Familjarët e 37-vjeçares kanë tentuar të fshehin ngjarjen, duke e raportuar si vdekje natyrale. Por pas hetimeve dhe autopsisë u vërtetua se ajo ishte qëlluar me thikë, dhe si pasojë e plagëve kishte ndërruar jetë.
Ajo që ka njoftuar per ngjarjen ka qenë nëna e viktimës, e cila ka telefonuar ambulancën duke i thënë se e bija nuk ndihet mirë. Shërbimi mjekësor e gjeti të vdekur 37-vjeçaren ndera gjatë ekzaminimit u vu re që kishte një plagë poshte stomakut.