Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë takimeve të sotme ka sulmuar kryetarin e bashkisë së Vorës si dhe kryetarin e PR-së Fatmir Mediu.

Madje, ai ka sjellë në vëmendje tragjedinë e Gërdecit, ngjarje e ndodhur kur Mediu ishte ministër i Mbrojtjes.

“Të të hedhin në erë dhe të vijnë pastaj të thonë më jepni votën, kjo është me ta nxi dy herë. Si mund t’i jepni votë Fatmir Mediut? E bëri Vorën film Hollivudi me gangsterë dhe me hedhje në erë dhe ju t’i jepni votën për ekonomi të fortë.

Ka një ndjenjë të mbetur te këta njerëz? Një ndjenjë solidariteti për ata që u shkrumbuan nga Fatmiri i parë. Për Fatmir Mediun do vdisni? Larg qoftë por nuk ishte larg se ka pak vite që ka ndodhur.

Jashtë vëmendjes së Ramës nuk mbetën as ish-aleatët kur tha se me ta ka bërë reformat ë mëdha, por se shteti nuk mund të ndahet copa-copa”, tha Rama.