Një turpërim i vërtetë edhe për skuadrën e Jyrgen Klopit. Liverpuli u bë skuadra e parë kampione në histori që pëson 7 gola në një ndeshje të kampionatit që prej Arsenal-Sandërlend në shtator 1953.

“Është e vështirë të humbasësh në këtë mënyrë që ne humbëm. Megjithatë, unë e besoj, sepse e pashë me sytë e mi. Bëmë shumë gabime dhe më pas ishte e pamundur për të rimarrë dimensionet tona.

Uau, 7 gola, por mund të kishte përfunduar edhe 7-7 sepse patëm shumë raste. Është një rezultat i pabesueshëm. Patëm probleme me linjën lart të mbrojtjes. Nuk duhet fajësuar askush përveç meje dhe nesh. Dëmtimi i Alisonit? Do na mungojë disa javë, por të shohim”, tha trajneri gjerman pas humbjes 7-2 ndaj Aston Vilës.