Këngëtarja Mira Konçi i ka dedikuar një urim të veçantë vajzës së saj, Ersa Raci, me rastin e ditëlindjes.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mira ka ndarë një foto ku shfaqet së bashku me Ersën në një restorant, të cilin e ka shoqëruar me fjalë të ndjera.
“Gëzuar ditëlindjen më të bukur të zemrës, mendjes dhe figurës. Qofsh gjithmonë e lumtur jeta ime. Zoti të ndriçoftë të gjithë hapat dhe të udhëheqë drejt së mirës. Te dua me shume sesa mund ta shprehin fjalet! Je mrekullia ime, krenaria ime!” shkruan këngëtarja.
Kujtojmë që vetëm pak kohë më parë, Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi i dhanë fund martesës së tyre pas 25 vitesh së bashku.
Artistja vendosi të qëndronte në SHBA me dy fëmijët e tyre, ndërsa kompozitori u rikthye në Shqipëri për të vazhduar me projektet muzikore.
Duket se ishte pikërisht ky vendim i Shpëtim Saraçit që solli edhe ndarjen e tyre të bujshme, duke sjellë edhe fundin e martesës shumëvjeçare.






