Nëna e 31-vjeçares shqiptare Lorela Kapaj, e cila u la në burg pasi ishte pjesë e një rrjeti që prostituonte vajza të mitura, ka folur për mediat greke dhe ka mohuar përfshirjes e vajzës së saj në aktivitetin për të cilin akuzohet.

“Të gjithë e njohin, ajo nuk është e përfshirë. Ajo kurrë nuk është ngatërruar në punë të tilla. Vajza punonte, punonte. Ka bërë dy punë për të mbijetuar. Kam pasur një atak në zemër, jam bllokuar. Ajo kurrë nuk ka dëmtuar asnjë njeri”, ka thënë nëna e Lorela Kapajt.