Vajza e gazetarit të njohur të Sportit, Defrim Methasani po kalon ditë të vështira në jetën e saj. Ajo vuan nga sëmundje, ndërsa ndodhet prej javësh e shtruar në një nga spitalet e Berlinit në Gjermani.
Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, Methasani ka ndarë herë pas here njoftime për gjendjen e të bijës, po më në fund një lajm i mirë.
“Muri i Berlinit, dikur një ferr, tashmë një vepër muzeale… Simbolika e tij vlen në çdo kohë, por me ndihmën e zotit dhe mbështetjen tuaj miq, po bëhemi edhe ne të fortë si muri…
Luna dhe unë ju duam shumë!”, shkruan gazetari.