Policia e Fierit ka konstatuar këtë të mërkurë, 25 mars, një kamion me plot 30 tonë misër, pa faturë.
Siç thuhet në njoftimin zyrtar, automjeti drejtohej nga një 61 vjeçar dhe është pikasur në aksin rrugor Levan-Tepelenë.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. Sh., 61 vjeç, banues në Kavajë, pasi nga kontrolli në automjetin që ai drejtonte, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, u konstatua se transportonte rreth 30 ton drithë (misër), pa faturë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, njoftojnë blutë.
Shoferi ka deklaruar se misrin e kishte blerë në Sarandë.





