Pas një pune të pandërprerë është hapur për qarkullim rruga drejt qendrës të skijimit në Brezovicë.
Lajmi është bërë i ditur nga zëvendësministri i Infrastrukturës në Kosovë, Hysen Durmishi.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Durmishi shkruan: “Gjatë gjithë natës do të punojmë pandërprerë që në mëngjes të jenë të hapura edhe parkingjet në mënyrë që vizitorët ta frekuentojnë pa problem qendrën e skijimit.”
Zyrtari ka bërë të ditur se të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme. Vlen të theksohet se, gjatë ditës ishte mbyllur tërësisht për qarkullim rruga nga Brezovica në drejtim të Qendrës së Skijimit, për shkak të reshjeve të dendura të borës.