Rruga nacionale Sukth – Perlat është e bllokuar nga uji, për shkak të daljes së lumit Erzen nga shtrati.

Tre fshatra të bashkisë Durrës, Perlat, Rrushkulli dhe Hamallaj janë të bllokuar për shkak të nivelit të lartë të ujit në rrugë e banesa.

Forcat e ushtrisë, me mjetet e tyre të rënda bëjnë ndërlidhjen me banorët për t’i kaluar nga një krah në tjetrin.

Rruga është e kalueshme vetëm për mjetet e ushtrisë nga kthesa e Ariut deri në Perlat për shkak të nivelit të lartë të ujit.

Për shkak të daljes së lumit Erzen nga shtrati, në njësitë administrative Sukth dhe Katund i ri janë përmbytur 2800 ha.