INDI, 4 prill 2013– Një fshatar në Indinë qendrore vrau 9 femra me sëpatë. Zyrtari i policisë Sing Rarroh tha se autori ka vrarë nëntë femra fqinje, gjatë tërbimit të tij nëpër fshatin Bahratoli, në shtetin qendror Chhattisgarth.
Ai tha se, ndër viktimat ishin pesë vajza të moshës 2 deri në 5 vjeç, tri gra mbi të 60-at dhe një 25 vjeçare. Vrasësi i dyshuar, Pandu Nagesia, 35 vjeç, ishte shqetësuar kur gruaja e tij e kishte braktisur atë para disa kohësh.
Mediat e Indisë raportojnë se vrasjet kanë ndodhur pas mesditës, pasi farefisi mashkullor i viktimave kishte shkuar në punë në minierën e afërt. Dhuna kundër femrave në Indi është në qendër të vëmendjes prej muajit dhjetor të vitit të kaluar, kur një studente 23 vjeçare vdiq, pasi ishte dhunuar në kryeqytetin New Delhi.





