Ylber Ramadani ka impresionuar në sallonet e mëdha të futbollit italian me fanellën e Lecce-s. Mesfushori i kombëtares shqiptare falë paraqitjeve sinjifikaitve në fushë ka tërhequr interesin e klubit të Interit.
Ish-futbollisti i Aberdeen është duke u “monitoruar nga afër” nga Interi dhe mund t’i bashkohet Kristjan Asllanit te zikaltrit në merkaton e ardhshme.
27-vjeçari iu bashkua Lecce-s nga Aberdeen në gushtin e kaluar, pasi luajti një sezon në Skoci, duke ndihmuar ekipin e Robson të fitonte vendin e tretë në Premiership.
Lecce qëndron në vendin e 11-të në Serie A me tre fitore, tre barazime dhe katër humbje në 10 ndeshjet e para.
Ramadani ka luajtur në secilën prej atyre ndeshjeve dhe ka ndihmuar ekipin të sigurojë një fitore të madh 2-1 kundër Napolit në paraqitjen e tij të dytë në stadiumin “Ettore Giardiniero”.
Sipas portalit “Pianetalecce”, ish-ylli i Aberdeen-it tani po kërkohet nga fituesit e 19-të herë kampionëve të Italisë.
Shtypi italian shkruan që drejtori sportiv i zikaltrve, Piero Ausilio, po vëzhgon nga afër lojtarin që i kushtoi Lecce-s rreth 1.1 milionë sterlina verën e kaluar.
Pasi ka futur një klauzolë 10 % shitjeje në marrëveshjen që e çoi Ramadanin në Lecce, Aberdeen mund t’i detyrohet një pjesë të konsiderueshme parash Budapest-it.





