29 gusht 2015 – Një dozë kokainë mund të jepej në “natyrë”: në këmbim – seks me një vajzë të virgjër të moshës së tij. Ka bërë bujë në Itali kërkesa e Eduard S., 25 vjeç, banor në Ponzano Veneto, teksa i telefonoi një nxënësi 17-vjeçar italian në Treviso, duke i bërë të qartë se, siç kishin rënë dakord më parë, t’i sillte të dashurën e mitur të virgjër në këmbim të drogës. Biseda u përgjua nga policia italiane.
Ishte një bandë prej 5 durrsakësh (Eduard S., Nikolin Sh., Roland K. Ermin D., Roland T.), që përfunduan në prangat e policisë vendase. Ata shpërndanin pluhur të bardhë në pub-e dhe diskoteka të frekuentuara nga të rinjtë gjimnazistë në Treviso dhe Jesolo. Gjatë operacionit u sekuestrua një kilogram kokainë, që sipas hetuesve përbënte vetëm një të dhjetën e sasisë në qarkullim. Në banesën e Eduard S. u gjetën dhe prostituta me origjinë nga Evropa Lindore, si dhe pasaporta e dokumente të llojeve të ndryshme. U konfiskuan një pistoletë dhe një Audi A6, që përdorej për lëvizjen e drogës.
/portali “durreslajm.com”/