Zbulohet prapaskena e merkatos për Romelu Lukakun.
Sipas asaj që raporton e përditshmja “The Telegraph”, Mançester Siti ka ofruar 79 milionë euro për gjigandin belg në merkaton e kaluar, por përgjigja ka qenë e menjëhershme e drejtuesve të Interit duke ju kthyer me një “JO”, pasi zikaltërit bomberin e tyre e vlerësojnë jo më pak se 100 milionë euro.
Lukaku është i rëndësishëm për Interin, Konten dhe skemat e tij duke qenë njeriu lider dhe kyç i kësaj skuadre, por duke parë pëlqimin e Guardiolës për “Big Rom”-in, mund të provojnë edhe gjatë merkatove të ardhshme pse jo duke u ofruar edhe një shumë të majme të pëlqyer nga skuadra e Milanos.





