Mauro Ikardi vazhdon të mos grumbullohet me Interin. Pas problemeve me klubin për heqjen e shiritit të kapitenit, argjentinasi duket se do të marrë vendime drastike, edhe pse klubi nuk e ka dënuar për “mashtrimin” që bëri me dëmtimin.

Sipas asaj që raporton ditën e sotme “Corriere dello Sport”, Ikardi ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale në gju dhe si pasojë mund të ketë mbyllur sezonin. Megjithatë, analizat në klub konfirmuan se ai nuk vuante nga ndonjë dëmtimim.

26-vjeçari nuk kërkon të rrezikojë më dhe mjekët në ditët në vijim do të bëjnë rivlerësimet. Nëse operohet, koha e rikuperimit mund të zgjasë 2 muaj dhe Ikardin mund ta shohim në fushë sezonin e ardhshëm.

Historia e tij e dëmtimit vazhdon të mbushet me hije dyshimi, dikush në këtë histori ka të drejtë…