Talenti i Kosovës, Edon Zhegrova po bën xhiron e mediave të huaja ditët e fundit. Pas lajmit të bërë publik nga “Sport Mediaset”, ku thuhej se 19-vjeçari shihet si zëvendësuesi ideal i Çalhanoglus te Milani, një tjetër lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat spanjolle.

"Fichajese.com" raporton se në garë për Shqiptarin e Kosovës nuk është vetëm Milani, pasi Zhegrova ka zgjuar interesin edhe të Barcelonës, teksa drejtuesit katalanas kanë hedhur sytë nga 19-vjeçari, që është cilësuar si "Mesi i Kosovës".

Zhegrova u transferua në verën e vitit 2017 në radhët e Genkut, ku më parë ishte aktivizuar me St Truden. Edhe pse në dukje duke disi e pamundur që futbollisti i Kosovës të transferohet te gjigandët e Barcelonës, “çmenduritë” në merkato na kanë mësuar që "kurrë mos themi kurrë".