Me një “cicërrimë” në Twitter, Elon Musk trazon gjithë botën e futbollit. Njeriu më i pasur i planetit kërkon të blejë klubin më të shtrenjtë për ta shpëtuar nga turpi.

Pronari i “Tesla Space X”, pasuria e të cilit llogaritet të jetë rreth 265 miliardë $, shkruan se ekziston mundësia që ai të blejë aksionet e klubit më të titulluar të Anglisë.

Lumë komentesh në postimin e 51-vjeçarit ndërsa shumë njerëz u shprehën skeptikë, por fakti është që 51-vjeçari amerikan e ka bërë publike idenë e tij për ta hequr nga duart e familjes Glazers, Manchester United.

Amerikanët Glazer po kontestohen ashpër nga tifozët që kërkojnë largimin e tyre prej shumë vitesh dhe kjo mund të jetë hera e duhur pasi kriza tashmë ka prekur edhe skuadrën në fushën e lojës. 

E BUJSHME/ Njeriu më i pasur i planetit do të blejë Manchester