|
Po t’ia shkruash emrin në Google, menjëherë të shfaqen videot në Youtube, fragmente nga emisionet televizive, foto, spote publicitare, shkrime gazetash e revistash ku përmendet emri i saj. Ajo herë është duke kërcyer, herë me makijazhin e roleve të filmave e herë duke pozuar. E kuptuat që bëhet fjalë për një person të famshëm… Ajo që e bën të veçantë historinë, është që ky personazh është vetëm 10 vjeç . Ca më shumë për ne, fakti që është vajza e balerinit dhe koreografit shqiptar, Ilir Shaqiri. Nëse nuk e keni parë asnjëherë deri tani Emily-n, po ju lajmërojmë që do bini menjëherë në dashuri me fytyrën e saj prej engjëlli.
Si ka ndodhur me agjentët që kërkojnë vazhdimisht fytyra të reja për kaste spotesh. Fakti që Emily është vajza e një aktoreje, Emanuela Morinit e njohur për interpretimin te “Vivere” dhe “Un posto al sole”, ka qenë një garanci më shumë që ajo vajzë e vogël me sy të kaltër e flokë të artë, do dinte të sillej para kamerave. Dhe kështu ka ndodhur! Pas fotove të para, realizoi të tjera, pastaj edhe spote reklamash televizive. Deri sa, një ditë, e kërkuan për të interpretuar edhe në filma.





