SHBA – Portali i internetit për burra AskMen.com ka publikuar listën tradicionale të femrave më të dëshiruara të vitit, e cila është përpiluar në bazë të anketimit të vizitorëve të faqes së internetit në fjalë. Në anketim morën pjesë më shumë se 2.4 milionë përdorues të kësaj faqeje nga e gjithë bota.

Ndër ndër femrat e përfshira në top-listë është edhe anëtarja e grupit rus punk "Pussy Riot", Nadezhda Tollokonikova, e cila aktualisht është duke vuajtur në kamp dënimin me dy vite burg. Ajo u pozicionua në vendin e 85 të vlerësimit, duke u bërë e vetmja grua ruse në listën e femrave më të dëshiruara të vitit.