E çuditshme, por e vërtet! Trajnerit të Napolit, Valter Maxarrit, iu desh të kthehej me taksi nga kryeqyteti i Romës, pas humbjes 2-0. Arsyeja? Mesa duket, intervistat dhe angazhimet e trajnerit bënë që klubi të vendoste të largohet pa Maxarrin.  Sipas La Repubblica, tekniku italian nuk u largua me autobus me ekipin dhe u detyrua të përdorte një udhëtim 2-orësh me taksi për t’u kthyer në Napoli.  

Një mbrëmje  vërtetë e keqe për trajnerin e kampionëve në fuqi të Serisë A, i cili u afrua një muaj më parë nga De Laurentiis dhe në tetë ndeshje ka arritur vetëm tre fitore. Maxarri, me valixhet e tij, priti ardhjen e një taksie që e ktheu në Campania, nga Roma plot 226 kilometra. Dhe mbërritja ishte në agim. Ky moment epik nuk iu shpëtoi as kamerave.