Tre metra diferencë nga njëra çadër në tjetrën, por edhe barrierat me pleksiglas. Por jo vetëm kaq. Higjenizim i vazhdueshëm i ambienteve të përbashkëta. Duket pak e habitshme, por kështu duket se do të bëjmë plazh këtë verë. Të paktën këto janë projektet mbi të cilat po punojnë disa agjenci që po punojnë për sektorin e turizmit. Në plazh po propozohen të njëjtat mbrojtje që po instalohen nëpër kasat e supermarketeve.

Operatorët turistikë po parashikojnë një gamë të tërë masash përsa i përket higjenës nga hyrja e racionalizuar në plazh, instalimi i higjenizuesve në tualete, bare, dushe etj. Për të mos harruar domosdoshmërinë për të mbajtur maskë në ambiente të hapura, përzgjedhjen e frekuentuesve duke u nisur nga mosha apo prenotimin e detyrueshëm para se të futeni në plazhe.

Kjo është ajo mbi çfarë po punojnë autoritetet italiane për verën e këtij viti, për t’u mundësuar italianëve frekuentimin e vijës bregdetare.

“Këtë verë do të shkojmë në plazh, po punojmë ta realizojmë këtë objektiv. Po punojmë për hartimin e akteve normative të domosdoshme për plazhet në bashkëpunim të ngushtë me komitetin teknik të ekspertëve, që mbështesin distancimin”,- është shprehur për RaiNeës, Lorenza Bonaccorsi, zv/sekretarja e Mibact, e caktuar për turizmin, raporton Il Messaggero, që publikon edhe fotot sesi mund të duken plazhet italiane gjatë kësaj vere.

Duket paska e çuditshme, por ndoshta s’do të mund të bëjmë më plazh siç jemi mësuar deri më tani…