2 prill 2014 – Në ditët e sotme mania e të gjithëve për t’i dedikuar shumë orë të ditës rrjeteve sociale ka përfshirë të gjithë botën. Ndërkohë në Kinë, vendi me popullsinë më të madhe në planetin tonë, mesazhi më i klikuar, më i shpërndarë dhe më i komentuar ka qenë ai i publikuar nga aktori Wen Zhang, një yll i televizionit kinez, i cili i kërkoi të falur gruas së tij, për faktin që e kishte tradhtuar me një tjetër aktore.

Kështu mesazhi i Zhang, megjithëse në dukje mund të konsiderohet fare normal, mori një vëmendje tejet të gjerë në rrjetin social Weibo, ekuivalenti i Twitter-it në Kinë. Muajin e fundit mesazhet që kishin të bënin me avionin MH370 që u zhduk nga radarët mbrëmjen e 8 marsit ishin më të klikuarit, por tashmë duket se tradhtia e VIP-it kinez është kthyer në temën e ditës për miliona banorë të vendit aziatik.  

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/