E dashura e portierit të Realit, Iker Casillas-it, Sara Carbonero, ka thënë ditën e sotme se tekniku Mourinho nuk komunikon më me lojtarët e skuadrës që ai drejton.

Një burim konfidencial për spanjollen “Marca” pati deklaruar se Casillas dhe mbrojtësi Sergio Ramos, patën kërcënuar drejtuesit e klubit me largim nëse nuk shkarkohej Mourinho. 

Edhe pse presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez, i përgënjeshtroi këto lajme, duket se rebelimi në kampin e Realit ka një bazë vërtetësie. 

“Atmosfera në dhomat e zhveshjes nuk është aspak e mirë. Tashmë brenda skuadrës të gjithë e dinë mirë se Mourinho nuk flet me askënd,” tha Carbonero për gazetën “La Jugada”.

“Lojtarët tashmë janë ndarë në kampe. Ne duhet të presim se çfarë do të ndodhë me Mourinhon deri në fund të sezonit.”

Tekniku portugez ka një kontratë me Realin deri në vitin 2016, pasi rinovoi edhe për katër vite të tjera verën që shkoi, por shumë gazeta spanjolle parashikojnë se me tensionet e fundit, Mourinho nuk e ka aspak të gjatë në Madrid. 

Kliko për të parë Videon

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=9a9PSPRqdVA