Spanjë, 2 prill 2014 – Ish-miss Spanja, Elisabeth Reyes, e cila ka kaluar nëpër "duart" e shumë futbollistëve spanjollë, duket se ka vendosur të martohet me njërin prej tyre.

Në Brazil i quajnë “Maria Chuteiras”, ndërsa në Argjentinë i quajnë “Botineras”. Ato janë femrat që “duan” vetëm futbollistët dhe një e tillë është Elizabeth Reyes, e cila ka disa histori dashurie me futbollistët spanjollë.

E zgjedhur “Miss Spanja” në vitin 2006, ajo ka një kurrikulum mjaft të pasur me aventura futbollistësh, ku i pari në listë është Sergio Ramos, ylli i Realit të Madridit.

Më pas, ajo kaloi një periudhë me Aleksis Ruani, mbrojtësin e Getafes. E pas tyre, i dashuri i radhës është Sergio Sanchez, një tjetër futbollist spanjoll, këtë herë i Malagës.

Dhe, ky i fundit, duket se është njeriu i duhur për Elizabet Reyes, aventura e fundit, pasi me Sanchez do të martohet këtë verë, transmeton “Sport Ekspres”.

Bukuroshja 1.80 metra e gjatë duket se ka vendosur të lërë pas aventurat me futbollistët e t’i jap fund beqarisë, duke mos marrë më në qafë bukuroshët e Ligës Spanjolle me hiret e saj.

Ka qenë futbollist i ai që i ka propozuar pak ditë më parë ish-Miss Spanjës në një restorant, duke i shkruar: “Do të martohesh me mua” në tortën e saj të preferuar. Dhe përgjigja e bukuroshes, natyrisht ka qenë “po”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/