Prindërit e Georginës sulmojnë të dashurën e Cristiano Ronaldos, superstarit të Real Madridit, e cila do të jetë e braktisur prej tyre gjatë shtatzënisë. 23-vjeçarja do të lindë një vajzë të vogël në tetor, për t’ia shtuar atë familjes së saj e të Ronaldos me rritje të shpejtë, por nëna dhe babai i Georgina thuhet të mos luajnë asnjë rol në këtë periudhë shtatëzanie. Rodriguez ka një marrëdhënie të dobët me prindërit e saj, sipas “Marca”. Kjo e fundit pretendon se me babain e saj, Jorge Eduardo Rodriguez, që jeton në Argjentinë, dhe nënën Ana Maria Hernandez, në Itali, ajo do të kalojë një shtatzëni pa mbështetjen e tyre.

Modelja gjysmë spanjolle dhe gjysmë argjentinase, e cila është nga Jaca, në Spanjën verilindore, mbetet në vendin e saj të lindjes me yllin e Real Madridit, ku do të mirëpresin fëmijën e katërt të CR7. Ky do të jetë fëmija i parë i 32-vjeçarit Ronaldo, që nuk do ta lindë nga një nënë surrogate. Ai mirëpriti binjakët Eva Maria dhe Mateo në qershor, që kanë një vëlla të madh, 7-vjeçar, Cristiano Jr. Pavarësisht nga problemet e Rodriguez me familjen e saj, ajo duket se ka një marrëdhënie të ngushtë me Ronaldon. Ajo ishte fotografuar jo shumë kohë pas lindjes së binjakëzave me nënën e Ronaldo Dolores Aveiro, me të cilën mediat spanjolle thonë se ka një marrëdhënie, po ashtu, të mirë, duke shoqëruar asin portugez në Ibiza me pushime.