Sara Hoxha, e dashura që i ka vjedhur zemrën reperit Ledri Vula feston sot ditëlindjen.
Në këtë ditë speciale për Sarën, Ledri i ka dedikuar asaj një urim tejet romatik në Instagram.
Krahas fotos së ëmbël të çiftit të kapur për dore bregut të detit, reperi i ka dedikuar partneres së tij fjalët e këngës “Trëndafil” i zi, këngë e cila i kushtohet Sarës.
“E rujm njoni-tjetrin si ujin e pishëm, si me jetu veç na dy me ni ishull. Gëzuar ditëlindjen”-shkruan Ledri.





