Ajo është një nga moderatoret më të pëlqyera dhe të dashura në ekranin shqiptar.

Ndonëse prej vitesh tashmë Jonida Vokshi është në moderimin e një emisioni ajo është edhe një aktore mjaft e njohur në skenën e teatrit por edhe në televizion. 

Gjatë ditës së sotme moderatorja bukuroshe, e cila bie gjithnjë në sy për pamjen e saj të ëmbël, ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” të moderatores Rudina Magjistari. Gjatë kësaj interviste Jonida ka folur rreth karrierës së saj dhe jo vetëm.

Moderatorja Magjistari e ka “ngacmuar” Jonidën rreth jetës private dhe si gjithnjë ajo është treguar mjaft e rezervuar, por duke lënë të kuptohet se është dikush në jetën e saj. 

“Ka apo nuk ka, nuk kam ende diçka për të ndarë me publikun,”- u shpreh Vokshi gjatë intevistës. 

Moderatorja bukuroshe u surprizua dhe emocionua gjatë intervistës pasi i erdhi dhe një video mesazh nga i vëllai i saj, ku ajo theksoi se ka marrëdhënie shumë të afërt me të.