Një 37-vjeçare u ndalua nga policia në Sarandë pasi drejtonete automjetin në gjendje të dehur.

Policia bën me dije se pasi u shoqërua në komisariat e reja me inicialet M.K., rrëfeu një krim tjetër.

Ajo u tha oficerëve të policisë se ishte dhunuar nga ish-bashkëjetuesi i saj.

Pas këtij rrëfimi, autoritetet policore u vunë në lëvizje dhe arrestuan 40-vjeçarin.

Sakaq policia bën me dije se edhe 37-vjeçarja është arrestuar për veprën penale “Drejtimi I automjetit në mënyrë ët parregullt”.

 “Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë kanë ndaluar për verifikim, automjetin tip “Benz”, me drejtuese shtetasen M. K., 37 vjeçe, e cila, pas kryerjes së testit të alkoolit, ka rezultuar ne gjendje të dehur. Për këtë arsye, kjo shtetase është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, ku ka kallëzuar se ishte dhunuar nga ish-bashkëjetuesi i saj. Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan shtetasin S. Ç., 40 vjeç, pasi dyshohet se më datë 19.02.2024, ka ushtruar dhunë ndaj kësaj shtetaseje. Gjithashtu, pas komunikimit me prokurorin, për këtë rast, është arrestuar në flagrancë shtetasja M. K., për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”-njofton policia e Vlorës.