Policia e Tiranës ka arrestuar pesë persona pas disa shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Mes të arrestuarve është edhe një grua që u përplas me një makinë tjetër, teksa ka rezultuar e dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Q. L., 22-vjeç, R. K., 51-vjeç dhe N. H., 57-vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

G. N., 34-vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

K. M., 38-vjeçe, pasi në Vaqarr, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.76 mg/l, ka aksidentuar mjetin me drejtues S. M. Si pasojë është dëmtuar shtetasi S. M., i cili pasi mori mjekimin, u largua për në banesë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.