Deputeti i PD-së Luan Baçi ka fituar edhe në Gjykatën e Apelit procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi.

Kjo e fundit e kishte kallëzuar Baçin për shpifje.

Deputeti demokrat, sikurse në Shkallën e Parë edhe në Apelin e Posaçëm u shpall i pafajshëm, ndërsa procesi nisi pas një denoncimi që Baçi bëri në rrjetet sociale.

Në një status të datës 11 gusht 2022 në rrjetet e tij sociale, për humbjen e jetës së një të mituri në Lumin Seman.

Ai kishte humbur kohë më parë edhe të vëllain në të njëjtat rrethana, teksa akuzonte Bufin për mosmbështetje të familjes Hysa që rezultuan edhe me probleme të theksuara ekonomike ku Bufi sipas Baçit i mohonte edhe ndihmën sociale.

Majlinda Bufi është person nën hetim nga SPAK, pas publikimit të një denoncimi nga emisioni investigative “Piranjat”, ku kryebashkiakja shantazhonte sanitaren e një shkolle dhe një qytetar që të mos shkojë të votojë në zgjedhjet 14 majit, pasi ky i fundit është deklaruar si mbështetës i kandidatit të opozitës.

Bufi i bën presion qytetarit me faktin se bashkia i ka rikonstruktuar shtëpinë, e tani ai i është borxhli e s’duhet të shkojë të votojë për opozitën.