Policia e Elbasanit ka arrestuar një grua, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan u kap dhe ndalua shtetasja M. Z., banuese në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.





