Një 45-vjeçare është arrestuar nga policia e Korçës, pasi është dënuar më parë me 3 vite burg për veprën penale “Mashtrimi”.
E arrestuara, e cila ishte shpallur në kërkim është shtetasja Alma Rakipi, banuese në Korçë.
Njoftimi i Policisë:
Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetases në kërkim Alma Rakipi, 45 vjeçe, banuese në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 17.03.2021, e ka dënuar këtë shtetase me 3 vjet burg për veprën penale “Mashtrimi”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë .





