Mbesa e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, Roksana Janullatos ka mbajtur fjalën e saj në ceremoninë mortore të Fortlumturisë së tij. Ajo u shpreh se xhaxhi i saj e deshi shumë popullin shqiptar me të cilin jetoi shumë se 30 vjet, popullin e vendit që u bë atdheu i tij i dytë. Roksana Janullatos theksoi se dashuria nuk bën dallime ndërmjet racës, kombeve, shteteve dhe feve.
“Lejomëni t’ju drejtohem vëllezërve të Shqipërisë. Vëllezërit e mi, në emër të faljes sonë, do doja t’ju falënderoja për dashurinë që i keni dhënë xhaxhait tonë këtyre viteve. Për ne ai është xhaxhai ynë, që gjithmonë na ka mbështetur nga afër përmes fjalës së tij dhe nga larg, përmes lutjes së tij.
Ju e dini se sa shumë e deshi popullin me të cilin jetoi shumë se 30 vjet, popullin e Shqipërisë, popullin e vendit që u bë atdheu i tij i dytë. Vëllezërit e mi, ne të krishterët ortodoks e dimë që perëndia është dashuri dhe ai që qëndron në dashuri qëndron në perëndi, dhe perëndia është me të. Kjo ishte jeta e Anastasit, dashuri, ofrim, drejtësi, vërtetësi, përulësi, përpjekje, guxim dhe shpresë. Le të përpiqemi të ndjekim shembullin e tij, që pati dashuri për perëndinë e dashurisë. Dhe le të sjellim gjithmonë ndërmend se dashuria nuk bën dallime ndërmjet racës, kombeve, shteteve dhe feve. Krishti u ngjall vëllezërit e mi.”, u shpreh ajo.