10 gusht 2014 – Një vajzë iu drejtua Facebook- ut si përpjekja e fundit për të gjetur një donator veshke për nënën e saj që është në prag të vdekjes.
Stephanie Reynolds vendosi që të kthehej nga rrjeti social pasi nëna e saj Elaine, morri vesh se shancet për të gjetur një veshkë për të, ishin më pak se 10.000.Sëmundja e Reynolds është aq e rrallë sa edhe e bija e saj Stephanie nuk mund ti japë veshkën e saj, pavarësisht geneve të ngjashme.Nëna e dy fëmijëve ka qenë në listën e pritjes për 4 vite. Për herë të parë ajo u diagnostikua me sëmundjen auto-imune Focal Segmental Glomerulosclerosis (FSGS) në 2001.Stephanie thotë se gjatë 7 viteve të fundit, ka parë nënën e saj që të përkeqësohet dita ditës, ndërsa trajtimi është dërrmues.Nëna e saj kalon 3 orë në ditë, për 5 ditë jave në aparatin e dializës.54- vjeçarja ka një grup gjaku të rrallë dhe i duhet një veshkë që vjen nga një donator me grup gjaku A ose 0.
Deri më tani, me anë të kësaj faqje, thirrjes për ndihmë të Stephanies i janë përgjigjur dy persona që u ofruan për t’i dhënë veshkën Elaines, por fatkeqësisht ata nuk përputheshin.





